Në luftë me COVID-19, mjeku nga Sanatoriumi: “Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e mjekut të “Shefqet Ndroqit”, Perlat Kapisyzi, i cili luftoi në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri” – Prof. Perlat Kapisyzi flet për përballimin e situatës së #COVID19 në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” nga personeli shëndetësor. Mirënjohje për sakrificën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mjekësor në përballimin e kësaj situate të vështirë?? #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, në mesazhin e tij mjeku Kapisyzi thekson se personeli shëndetësor kontribuoi në sheshimin e kurbës dhe u duartrokit nga komuniteti. Mes të tjerash, mjeku shton se kur të marrë fund pandemia edhe personeli shëndetësor do të duartrokasë për pacientët, që kanë vuajtur shumë, por edhe për gjithë komunitetin, që e mbështeti dhe i dha kurajo.

Mesazhi i mjekut:

Do desha ta filloj me disa veti që personeli shëndetësor jo vetëm i “Shefqet Ndroqit”, por i gjithë republikës: qëndrueshmëri, guxim, vetëmohim dhe dhembshuri. Kanë qenë këto virtyte, me të cilët ne luftuam, përballuam këtë situatë. Janë këto virtyte me të cilët ne realizuam jo vetëm kujdesin për pacientin, për kolegun, por edhe kujdesin për familjarët. Ne në këtë rast kontribuam në atë që u bë kryefjala e ditës: sheshimi i kurbës, por kontribuam edhe për të sheshuar çdo të pavërtetë për vlerat morale të personelit shëndetësor.

Të shpresojmë që është një sheshim i plotë. Është e vërtetë që komuniteti duartrokiti për ne, por kur pandemia të marrë fund, edhe ne do duartrokasim për ata pacientë, që realisht kanë vuajtur, por edhe na kanë besuar, por edhe për komunitetin, që na duartrokiti, na dha kurajo, na mbështeti dhe shpresojmë që të na duartrokasë edhe pas COVID, sepse ne jemi ato që kemi qenë, këto virtyte nuk u bënë për dy muaj. Ky është personeli shëndetësor”.

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit