Në luftë për jetën, solidarizim për legjendën e futbollit shqiptar

Edhe pse ka shumë vite larg fushës së blertë, ai ka mbetur po i njëjtë, luftarak, i pamposhtur, fjalëpak, krenar dhe i thjeshtë.

Artur Lekbello, legjenda e futbollit shqiptar në vitet ’80-90, po lufton prej disa vitesh nga një sëmundje e rrallë, që prek 1 në 1 milion njerëz.

“Shenjat e para janë paraqitur shumë vite më parë, pothuajse gjashtë vite më parë. Fatkeqësisht një nga neurokirurgët që më ndiqte më tha që mund të jetë një nga sëmundjet e rralla që qëllon një në 1 milion njerëz. Nuk ke dhimbje, por nervat nuk ushqejnë qelizat e muskujve dhe muskujt dalëngadalë tkurren dhe që çon në paralizë dhe jetëgjatësia shkon nga 2 deri në 4 vite më së shumti”, thotë për Top Channel, ish-futbollisti i Kombëtares.

Lekbello ka si armë ndaj sëmundjes vetëm përkrahjen e miqve grekë, apo shqiptarë dhe karakterin e tij, pasi një diagnozë e plotë për analiza specifike në klinika të huaja kushton rreth 10.000 euro, ndërsa pensioni i invalidit që merr është vetëm 420 euro, ndaj është surprizuar kur ka mësuar edhe sensibilizimin për rastin e tij që kanë treguar dy ekipet e Skënderbeut dhe Tiranës në ndeshjen midis tyre në qytetin e Korçës.

“I falenderoj shumë për nismën që kanë marrë, në radhë të parë Presidenti i klubit të Korçës, meqë ndeshja zhvillohet në Korçë. Faleminderit shumë për ndihmën!”, thotë ai.

“Zoti një fjalë të mirë që thotë për njeriun thotë të duam njëri-tjetrin”, shprehet ish-futbollisti.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën