Në moshën 36-vjeçare fillojmë të mendojmë shëndetshëm

Deri në moshën 36-vjeçare mendojmë që jemi të pathyeshëm, por pas kësaj moshe gjithçka ndryshon. Sipas studimeve, kjo është mosha ku fillojmë të ndërgjegjësohemi për parimet morale dhe jetesën e shëndetshme. Vdekjet në familje, paralajmërimet nga doktorët ose fotot e papëlqyeshme janë gjërat që i bëjnë njerëzit të mendojnë seriozisht.

grua e shendetshmePër të vlerësuar qëndrimin e njerëzve për shëndetin u bë një studim me 2 mijë njerëz. Nga studimi rezultoi se 56% e tyre ishin të dhënë pas jetës jo të shëndetshme pa marrë parasysh pasojat. Në moshën 36-vjeçare njerëzit fillojnë të marrin seriozisht gjërat duke kontrolluar dietën e tyre, si dhe duke treguar kujdes në mosabuzimin me alkoolin.

Rob Anderson, drejtor në “Spire Bristol”, shprehet se shëndeti është parësor në moshën 36-vjeçare. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe dhënia rëndësi e kujdesit shëndetësor mund të rrisë jetëgjatësinë. Megjithatë, pavarësisht “zgjimit” në moshën 36-vjeçare, njerëzit mund të bien pre e zakoneve të vjetra. Rob Anderson shtoi se në momentin që njerëzit marrin përgjegjësi për shëndetin e tyre, duhet të bëjnë të gjitha vizitat e duhura për të jetuar shëndetshëm.

10 momente kur duhet të shqetësohesh për shëndetin.

-Ndihesh i/e vjetër.

-Kur fillon të ndihesh i/e shqetësuar për shëndetin.

-Kur një i afërm i ngushtë vdes.

-Kur doktori paralajmëron për diçka.

-Një person i afërt ndihet sëmurë.

-Kur një program televiziv flet për kequshqyerjen.

-Komentet negative për shëndetin të bëjnë nervoz/e.

-Kur ke një problem serioz.

-Kur bëhet një mesazh sensibilizues.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani