Në “Sanatorium” mungon dhe ultrakorteni. Pacienti: Harram lekët që paguajmë për këtë shtet!


Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+” dhe Shëndeti Online

imagePacientët nuk e kursejnë Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në asnjë postim të tij në rrjete sociale. Çdo promovim të suksesit të rradhës në shëndetësi, pacientët e eklipsojnë me lumë komentesh/ankesash që lidhen me mungesat në spitale, e veçanërisht për mungesat në medikamente. Nuk bëhet fjalë për medikamente të shtrenjta, por për ato më baziket, si ultrakorteni.

Denoncimi i rradhës vjen nga pacientët në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Ca thua o zotëri?! Kam 2 ditë që kam shtruar babain me azëm bronkiale të formës së rëndë në “Sanatorium”. Ka 2 ditë që nuk i bëjnë ultrakorten se spitali nuk ka. A je në terezi?!

Ca na publikon këtu. Nuk kemi nevojë për propaganda shoviniste. Kemi nevojë për mjekim dhe shërbim.

Ti nuk ke ilaçe në mes të Tiranës, po na diskuton për rrethet. Unë personalisht nuk i besoj propagandës e llafeve por i besoj fakteve. Haram ti keni taksat që ne paguajmë për këtë shtet” përfundon komenti në faqen zyrtare të Ministrit Beqaj.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?