Në shishet plastike gjenden 25 mijë substanca kimike

shishe 2

Uji në shishe plastike duket se nuk është një zgjidhje e mirë. Një studim i ri gjerman zbulon se vetëm në një shishe plastike gjenden 25 mijë substanca kimike.

Disa prej tyre janë shumë të rrezikshme për organizmin e njeriut, shkruan revista ‘PLoS One’ ku edhe janë publikuar rezultatet e studimit. Shkencëtarët kanë analizuar 18 mostra të ndryshme të ujit që mund të blihet në Francë, Itali dhe Gjermani.

Shkencëtarët pohojnë se prania e substancave kimike nuk do të thotë se mund të zhvillohen lloje të rënda të sëmundjeve, por theksojnë se bëhet fjalë për një zbulim shqetësues.

”Është ende herët të bëhen konkluzione konkrete në lidhje me atë se si ndikojnë substancat në shëndet. Nevojiten studime shtesë. Por, mund të themi me siguri që uji në shishe plastike nuk ndikon mirë në shëndetin e njeriut”, ka thënë Brus Blumberg, nga universiteti ‘California’ në Irvajn.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj