Në Shqipëri çdo ditë zbulohen raste me covid-19, mjekët: Jo të gjithë testohen

Virusi i Covid 19, në dukje nuk ekziston më në Shqipëri, por nëpër qendra shëndetësore mjekët thonë se çdo ditë konstatojnë raste.

Në raportin  e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik deklarohen mesatarisht 50- 60 raste të reja çdo 24 orë, por sipas  mjekëve janë të paktë ata që paraqiten për tu testuar, pasi numri i të infektuarve në këtë periudhë mund të jetë më i lartë.

Tani po preken përveç atyre që nuk janë vaksinuar edhe ata që kanë bërë dy doza vaksine anticovid, por që kanë kaluar shumë kohë që nga doza e dytë.

“Në Shqipëri vazhdon të qarkullojë  mutacioni Omicron, me simptoma të lehta aq sa në spital janë të shtruar vetëm 5 pacientë. Shumë qytetarë të prekur nga coronavirusi  nuk paraqiten  për vizitë mjekësore. Por mjekët i druajnë  vjeshtës nëse coronavirusi do të pësojë një tjetër mutacion, ndaj kërkojnë që qytetarët të mos heqin dorë nga doza buster e vaksinës”, tha Mirela Sula, nga Qendra Shëndetësore numër katër.

Në Shqipëri  është vendosur për dozën e 4 buster, por në fakt  interesi për tu vaksinuar ka rënë aq sa me dozë të tretë janë vaksinuar vetëm  12 .4 % e popullatës./ Top Channel

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve