Në Shqipëri, informacioni për abortet në adoleshencë, i paplotë!

Shtatzënia në adoleshencë prek miliona vajza çdo vit, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Komplikacionet gjatë shtatzënisë përbëjnë shkakun kryesor të vdekjes në vajzat e moshës 15-19 vjeç në këto vende. Parandalimi i këtij fenomeni është esencial për shëndetin publik.

abort 2Në Shqipëri abortet midis adoleshenteve zënë rreth 5% të numrit total të aborteve. Përqindja e aborteve tek adoleshentet që banojnë në zonat urbane është shumë më e lartë se tek ato që banojnë në zonat rurale (përkatësisht 65.1% dhe 34.9% për vitin 2012). Abortet me kërkesë te femrat adoleshente kanë ardhur në ulje për periudhën 2009-2012 (përkatësisht 37.2% dhe 20.1%)

Përpjekje më serioze për parandalimin e shtatzënive tek adoleshentet, nëpërmjet informimit dhe edukimit në komunitet apo grupet në rrezik të lartë, promovimit të përdorimit të kontraceptivëve dhe shmangies së sjelljeve të rrezikshme kanë potencialin për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek adoleshentet në Shqipëri.

Në Shqipëri informacioni lidhur me abortet në adoleshencë është i paplotë. Gjatë periudhës 2009-2012 rreth një në 20 aborte në vendin tonë kryhen tek adoleshentet 15-19 vjeç, kurse për Tiranën përqindja e aborteve tek adoleshentet kundrejt numrit total të aborteve ishte 3.4%, 3.7%, 3.3% dhe 1.8%, përkatësisht për vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012. Midis vajzave adoleshente që kanë kryer abort, rreth 2/3 e tyre jetojnë në zonat urbane. Nevojiten fushata edukuese, informuese dhe ndërgjegjësuese në mënyrë që të ulet numri i shtatzënive të padëshiruara në adoleshencë, aborteve dhe komplikacioneve të tyre në vendin tonë./ISHP

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?