Në tregun farmaceutik ka farmacistë me diploma false

Sekretari i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), Dëfrim Goma, thotë se ka informacione të shumta për ekzistencën e një numri të madh diplomash të falsifikuara.

I ftuar në studion e “BalkanWeb”, në një intervistë për gazetarin Erjon Skëndaj, ai thotë se këto diploma i përkasin kryesisht universitet “Kristal”, i mbyllur nga Qeveria për shkelje. Këto diploma, nuk korrespondojnë fare me regjistrat e këtij universiteti që i disponon Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Por sipas UFSH, Ministria e Arsimit refuzon prej vitesh që të vërë në dispozicion këto regjistra, duke u bërë palë në këtë skandal të madh që cënon sigurinë e shëndetit të popullatës.

Sekretari i Urdhrit të Farmacistit, Dëfrim Goma tha për “BalkanWeb”se personat e dyshuar e kanë marrë licencën e farmacistit dhe ushtrojnë funksionin, pasi janë paraqitur pranë UFSH në kohë të ndryshme me kartonin e diplomës, me firmë dhe vulën origjinale të universitetit “Kristal”.

Por nga hetimet e kryera nga UFSH, rezulton se për periudhën e shkollës disa prej tyre nuk kanë qenë fare në Shqipëri, ose rezultojnë të punësuar me kohë të plotë në punë të ndryshme, çka është një fakt bindës që ata nuk kanë patur mundësi të arsimohen.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet