Kryefaqja Mjeku juaj Nefropatia diabetike dhe stresi oksidativ

Nefropatia diabetike dhe stresi oksidativ

0
Shpërndaje

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Nefropatia diabetike (DN) është një ndërlikim mikrovaskular i diabetit mellitus (DM) dhe është shkaku kryesor i sëmundjes renale të fazës terminale (ESRD) në të gjithë botën. Në biopsinë e veshkave, zgjerimi mesangial dhe depozitat jashtëqelizore shihen, duke çuar në dëmtimin e strukturës glomerulare dhe zmadhimin e membranës glomerulare.

Stresi oksidativ në Nefropatinë Diabetike në fund të procesit zakonisht jep fibrozë glomerulare dhe intersticiale e kulmuar me një nefron jofunksional . Stresi oksidativ (OS) është i pranishëm në DM dhe hiperglicemia është faktori kryesor në gjenerimin e hershëm, të qëndrueshëm të OS, i cili kontribuon në patogjenezën e DN. Komplikime të tjera të hiperglicemisë që promovojnë OS përfshijnë: formimin e produkteve përfundimtare të glikacionit (AGEs), një rritje në gjenerimin e specieve reaktive të oksigjenit (ROS), uljen e prodhimit të oksidit nitrik (NO) dhe aktivizimin e proteina kinazes C (PKC), rrugët e poliolit dhe sistemi renin-angiotensinë.

OS i kombinuar me hipergliceminë mund të gjenerojë pasoja negative në strukturën dhe funksionin e veshkave, duke rritur, në nivelin glomerular, mosfunksionimin e qelizave endoteliale, depozitimin e matriksit jashtëqelizor, dëmtimin e qelizës mesangiale, mosfunksionimin e podociteve, rritjen e faktorit të rritjes transformuese β (TGF-β), apoptoza qelizore dhe mikroalbuminuria. Gjithashtu, në tubula ka një rritje të dëmtimit oksidativ, hipoksi, fibrozë, apoptozë dhe proteinë, dhe një ulje të NO dhe faktorit 1α të induktuar nga hipoksia.

Terapitë e rekomanduara që mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e ketij procesi demtues dhe vonesën e DN përfshijnë kontroll të mirë të glicemisë, nivele adekuate të presionit arterial dhe lipideve, ushtrime fizike, ndërprerje të pirjes së duhanit, agjentë antioksidues dhe dietë, për shembull, me ushqime antioksidante. Duke qenë se OS është i implikuar në patogjenezën dhe përparimin e DN, terapitë antioksiduese që modulojnë këtë gjendje do të ndikonin në mënyrë të favorshme në rrjedhën e sëmundjes.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here