Nëna për herë të parë, mosha mesatare e amësisë në Shqipëri arrin 28.9 vjeç

femija

Vendimet e grave të arsimuara për të investuar në karrierën e tyre, në mënyrë që të jenë më mirë financiarisht kur të kenë fëmijë, kanë kontribuar në zhvendosjen drejt amësisë më të vjetër.

Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara, mosha mesatare e amësisë në Shqipëri, pra e të bërit nënë për herë të parë është 28.9 vjeç.

Nga ana tjetër, edhe lindshmëria ka pasur rënie në vendin tonë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.

Po të vëzhgojmë raportet e fundit të INSTAT, vihet re një rënie e lehtë e moshës së amësisë nga viti 2021, ku përllogaritej 29.2 vjeç. Por, qëndron në nivelet e mesatares globale.

Mosha e amësisë për herë të parë, sipas ekspertëve sociologë, ndikohet nga një sërë faktorësh brenda çdo vendi.

“Disa vende kanë tradita ku mëmësia inkurajohet herët dhe do të kenë mosha shumë të ulëta për moshën e amësisë për herë të parë në botë. Vendet e tjera me ekonomi në lulëzim dhe statuse sociale më progresive do të kenë mesatarisht një moshë më të lartë të amësisë për herë të parë. Besohet se, njerëzit me status më të ulët socio-ekonomik bëhen prindër më herët. Këta faktorë do të ndikojnë në moshën mesatare të lindjes së fëmijës së parë sipas vendit.”- shpjegon sociologe Marsida Simo.

Megjithatë, duke shqyrtuar shumë raporte, duket se mesatarja ose mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë sipas vendit është 28 vjeç.

Disa gra vazhdojnë të kenë fëmijën e tyre të parë në të dyzetat, në vendet e zhvilluara ku një karrierë mbizotëron si prioritet.

Gratë e tjera kanë fëmijën e tyre të parë në adoleshencë, kur ata jetojnë një mënyrë jetese më tradicionale ku burrat janë mbështetësit financiarë të tyre.

 

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni