Nëna tenton të kurojë fëmijën autik me zbardhues rrobash: E lexova në Facebook

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një grua nga Indiana akuzohet se ka tentuar të kurojë vajzën e sëmurë me autizëm duke i dhënë për të pirë zbardhues rrobash. Babai i fëmijës tregon se bashkëshortja e tij donte të hidhte disa pika të zbardhuesit në biberon. Ajo kishte lexuar rreth kësaj përzierje në një grup në Facebook, të cilën e kishin cilësuar si “përzierja mrekulli”.

Departamenti i Policisë në Indianapolis po heton lidhur me këtë çështje, ndërkohë që fëmija është marrë nga shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve. Emrat e prindërve nuk janë bërë të ditura akoma.

Sipas të njëjtit raport, “solucioni mrekulli i mineralit” është cilësuar nga përdorues të internetit si një kurë për thuajse çdo sëmundje, edhe pse ishte thjesht zbardhues rrobash.

Qendra për Autizmin tregon se shumë prindër bëjnë çmos që të gjejnë një mënyrë për trajtimin e autizmit.

“Të dëshpëruar dhe të pashpresë, shumë prindër të fëmijëve me autizëm janë përpjekur t’i marrin vetë gjërat nën kontroll”, thotë presidentja dhe themeluesja e qendrës, Sherry Quinn.

Ata mund të kenë përdorur çfarëdolloj mënyre për të trajtuar fëmijën. Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me siguri ashtu është”, shton Quinn.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje