Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: D.Bardhi
Ekspertët kanë paralajmëruar se gratë duhet të jenë të shëndetshme përpara se të planifikojnë të kenë një fëmijë pasi në të kundërt ato mund të lindin fëmijë me një sërë problemesh shëndetësore.
Sipas shkencëtarëve, bebet rrezikohen të kenë dëmtim të trurit, goditje në tru, sulm në zemër ose astmë në një moshë më të rritur nëse nëna e tyre ka qënë mbipeshë. Studimet kanë treguar se edhe fëmijët do të jenë mbipeshë nëse prindërit e tyre janë mbipeshë.
Këta fëmijë rrezikojnë të preken nga obeziteti dhe kushtet që lidhen me të si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceresh, kjo mund të ndikojë edhe në zhvillimin e fëmijës. Nga ana tjetër kur fëmija të rritet atëherë ai ka gjasa ta kalojë obezitetin tek pasardhesit e tij.
Sipas profesor Mark Hanson, Universiteti i Southampton, duhet një nismë ku të angazhojë prindërit e ardhshëm dhe t’i inkurajojë ata për një jetë të shëndetshme e cila jo vetëm do të përmirësojë shëndetin e tyre, por do t’ju japë fëmijëve një fillim të shëndetshëm për jetën.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


