Nëse bëni palestër, mund t’i shpëtoni kancerit

Burrat që bëjnë shumë aktivitet fizik, në të 40-at e tyre janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë krahasuar me ata që nuk kryejnë aktivitet fizik. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Vermontit.

Kanceri i prostatesTë jesh fizikisht aktiv dhe të hash shëndetshëm është një mënyrë e mirë për të ulur rrezikun për kancer, por edhe për sëmundje të tjera.

Autorja e studimit, Dr. Susan Lakoski, shprehet se është e rëndësishme t’u tregohet njerëzve se sa e rëndësishme është që ata të kryejnë aktivitet fizik për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri. Kjo mund të realizohet edhe me një plan personal.

Studimi përfshiu 14.000 burra të moshës 46-50 vjeç në Teksas, dhe testoi nivelet e tyre kardio-respiratore, ndërsa i bëri të vraponin deri në lodhje. Më pas niveli i tyre shëndetësor u testua rregullisht për rreth 7 vjet gjatë viteve 1971 deri 2009.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2009, 1310 nga burrat që ishin pjesë e studimit, u diagnostikuan me kancer të prostatës, 200 me kancer të mushkërisë dhe 181 me kancer të zorrës së trashë. Sipas studimit, njerëzit që kryenin aktivitet fizik (bënin palestër) e reduktuan me 55% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mushkërive dhe 44% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, në krahasim me ata që nuk kryenin aktivitet fizik.

“Aktiviteti fizik apo sjellja juaj ndaj shëndetit ka një ndikim të madh në 20 – 30 vitet e mëpasme, – u shpreh dr. Lakoski,  – dhe fatkeqësisht është pikërisht kjo gjë që njerëzit nuk e kuptojnë”./ BBC

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë