Përshtati në shqip për shendeti.com.al: D.Bardhi
Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë si sëmundjet më të përhapura në SHBA, por edhe në vendin tonë. Nëse doni ta mbani zemrën të shëndetshme dhe të parandaloni rrezikun për ndonjë sulm në zemër ju duhet të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore.
Regjimi ushqimor luan rol thelbësor në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ju duhet të shmangni në mënyrë kategorike ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura, ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e pasura me sheqerna.
Ja disa këshilla që zvogëlojnë rrezikun e sulmeve kardiake:
Shmangni sheqerin e parafinuar dhe fruktozën e përpunuar.
Hani shumë perime të stinës, proteina me cilësi të lartë dhe yndyrna të shëndetshme.
Ushqimet që rekomandohen janë: avokado, vezë, vaj kokosi, arra, bajame, mishi i bardhë i pulës, peshku etj.
Është thelbësor balancimi i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi kardiak. Mungesa e acideve yndyrore omega-3 mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore. Rreth 96.000 njerëz në vit vdesin nga ataku kardiak.
Burimi: Choose Healthy Life


