Nëse fëmija juaj bën këtë veprim çdo ditë, rrezikohet nga diabeti

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fëmijët që kalojnë shumë kohë duke picërruar sytë para telefonave inteligjentë, kompjuterëve apo televizorëve janë më të rrezikuar që të preken nga diabeti i tipit 2, paralajmërojnë ekspertët.

Vogëlushët që shikojnë tek ekranet e pajisjeve elektronike më shumë se 3 orë në ditë janë më të shëndoshë dhe kanë rezistencë më të lartë ndaj insulinës, ka zbuluar studimi.

Ekspertët thonë se miliona fëmijë të cilët kalojnë shumë kohë duke përdorur telefonat, tabletët, kompjuterët apo duke parë televizor janë të rrezikuar nga diabeti.

Fëmijët nën 5 vjeç në Britani kalojë mesatarisht 4 orë dhe 11 minuta në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike. Ndërsa fëmijët e grupmoshës 5-15 vjeç shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 33 minuta në ditë duke picërruar sytë tek pajisjet elektronike.

Studimi më i fundit, nga Universiteti  St George i Londrës, sugjeron se këto veprime të fëmijëve po rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti me kalimin e kohës.

Diagnozat me diabet janë shtuar me 60% në një dekadë. Për të zbuluar më shumë në lidhje me të, ekspertët monitoruan rreth 4500 fëmijë të moshës 9-10 vjeç në shkollat fillore në Londër.

Fëmijët që kalonin më shumë se 3 orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike kishin filluar të shfaqnin shenjat e para të diabetit të tipit 2, sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Archives of Disease in Childhood’.

Krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët shpenzonin me pak se një orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike, ata kishin 3.3% më shumë dhjam në trup dhe 10.5% rezistencë më të lartë të insulinës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj