Nëse jeni duke marrë antibiotik, këto ushqime duhet të shmangen patjetër

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas studimeve mjekësore disa ushqime mund të pengojnë  veprimin e antibiotikëve. Së pari, këto ushqime mund të ndërhyjnë në trup dhe të prishin efektivitetin e antibiotikëve. Së dyti, ato mund të ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe për pasojë do të kenë nevojë për një kohë më të gjatë për t’u përthithur nga trupi

antibiotikeQumështi dhe nënproduktet e tij: djathi, salca e kosit, gjalpi, akullorja etj nuk duhet të konsumohen nëse jeni duke përdorur antibiotikë. Kalciumi që është i pranishëm në këto produkte mund të pengojë absorbimin e antibiotikëve në trup.

Ushqimet e pasura me hekur: është si dhe kalciumi edhe hekuri është i njohur për bllokimin dhe mos absorbimin e antibiotikëve në trup. Mëlçitë, mishi i kuq, kungulli, arrat, zarzavatet me gjethe jeshile, çokollata e errët duhet të kufizohen gjatë kohës që po përdorni antibiotikë.

Alkooli: alkooli shton efektet anësore të antibiotikëve, përfshikë këtu marramendjen, problemet gastrointestinale etj.

Ushqimet acidike: ushqimet e pasura me acid nuk lejojnë që antibiotikët të bëjnë efektin e duhur në organizëm.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?