Nëse ju bien shumë flokët kohët e fundit, kjo mund të jetë arsyeja

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Nëse ju bien shumë flokët kur i krihni apo lani, mos u shqetësoni. Një studim i ri nga Revista Britanike e Dermatologjisë sugjeron se rënia e flokëve gjatë verës dhe vjeshtës është plotësisht normale.

Studime të mëparshme kanë treguar për rënie sezonale të flokëve, megjithatë, për vetë faktin që këto studime nuk kanë përfshirë një numër të madh njerëzish, nuk mund të thuhet me siguri nëse gjetjet e tyre vlejnë për këdo.

Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Johns Hopkinsi iu dhanë fund këtyre dyshimeve duke përpiluar të dhënat nga tendencat e kërkimit në Google për termin “rënia e flokëve” në 8 shtetet me përqindjen me të lartë të kërkimit. Këto të dhëna u krahasuan nga muaji në muaji dhe nga sezoni në sezon duke filluar nga viti 2004 deri në vitin 2016.

Në të 8 shtetet, rezultatet ishin të njëjta: Njerëzit kontrollonin më shpesh për rënien e flokëve në internet gjatë verës dhe vjeshtës sesa në në dimër dhe pranverë.

Këto rezultate mund t’u shërbejnë mjekëve që përballen shpesh me ankesa të pacientëve se iu bien flokët në këto dy sezone, si dhe për të përcaktuar se sa efikase janë terapi të caktuara në trajtimin e kësaj gjendjeje. Megjithatë, më shumë kërkime shkencore duhet të bëhen në lidhje me këtë temë, për të përcaktuar përse bien më shumë flokët në verë dhe vjeshtë dhe sa duhet të kujdesen pacientët në këto dy sezone.

 

“Rënia e flokëve gjatë sezonit të verës dhe vjeshtës është normale,” thotë bashkautori Shawn Kwatra, MD, profesori i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Rënia sezonale e flokëve është raportuar më shumë tek gratë sesa tek meshkuj, thotë Dr. Kwatra, megjithëse studimi i tanishëm nuk mund të dallojë kërkimet e Google sipas gjinisë.

 

Përveç sezonit, rënia e flokëve mund të shkaktohet nga një ngjarje stresuese, humbja e peshës prej më shumë se 9 kg, ose një ndryshim në pilulat e kontrollit të lindjes. Rol në rënien e flokëve luajnë dhe faktorët si dieta, trashëgimia dhe nivelet e tiroides.

Për fat të mirë, jo gjithmonë rënia e flokëve është e përhershme, dhe mjeku juaj mund t’ju sugjerojë ilaçe që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit. Humbja e konsiderueshme e flokëve mund të tregojë edhe për një tjetër gjendje shëndetësore, prandaj është e rëndësishme të kontrolloheni nga një mjek.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?