Nëse lyheni me birrë nxiheni më shpejt

Ilma Lamçe

Plazhi, kremi mbrojtës, ngjyra e lëkurës janë gjërat që na shqetësojnë gjatë verës. Produktet që përdorim janë të shumta, por vaji i ullirit është ideali për nxirje gjatë verës. Përveç tij ekziston edhe një pije për nxirje më të shpejtë dhe ngjyrë të bukur, birra. Po po birra që pimë është ideale për nxirje dhe nuk do të dëmtojë në asnjë mënyrë lëkurën.

Konsumi i karrotave dhe pjeprit ju ndihmon të nxiheni më shpejt dhe ngjyra e fituar mbetet për një kohë të gjatë. Kjo për shkak të pranisë së një substance që gjendet në frutat portokalli, betakaroteni, i cili pasi depozitohet në epidermë, përgatit lëkurën për rrezet.

Por, kemi edhe një element tjetër të çmuar të quajtur HOPS. Hops është një substancë që mundëson prodhimin e melaninës në shtresën e lëkurës. Përmbajtja me e madhe e Hops gjendet te birra prandaj ajo është një aleate e mirë për nxirjen në plazh. Gjithashtu ndihmon në tonifikimin e trupit, pra ngjyrë të bukur në trup të tonifikuar.

Por duhet të keni kujdes, përpara se të lyheni me birrë duhet të keni vendosur më parë kremin mbrojtës në trup sepse duhet të jeni të sigurtë ndaj rrezikut të ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Pasi të keni mbaruar, mund të vazhdoni të përhapni birrën në trup, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm të mos e teproni: djegiet nga dielli i verës nuk janë të këndshme.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?