Nëse vuani nga këto 4 sëmundje mos konsumoni DOMATE

Përgatiti: E.B

Edhe pse mbart vlera të shumta ushqyese, domatja duhet evituar nga disa persona. Ja kur duhet të evitini konsumin e domateve!

Imunitet i dobët: Elementi kryesor që gjendet tek domatet e freskëta të papërpunuara është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt i  këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.

Probleme gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit  gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.

Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopeneve në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindromi i zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute. Përveç këtyre, mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.

Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë. Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë i dëmshëm për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj./BBC

 

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?