Nespullat, të mira për zemrën, miqësore ndaj syve dhe mbrojnë lëkurën

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Nespullat gëzojnë veti të shkëlqyera dhe ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin tonë. Mjekësia tradicionale kineze gjithashtu i njeh nespullat si fruta të rëndësishme shëruese, le të zbulojmë më shumë.

Nespullat janë fruta të ëmbla dhe të lëngshme, me origjinë nga Kina jug-lindore, nga ku së pari ato u përhapen në Japoni dhe më pas në të gjithë botën. Këto fruta rriten në pemë me gjethe jeshile të errët dhe të ndritshme. Shumë prej nesh janë me fat nëse mund ta rrisin bimën në kopshtin e tyre.

Emri shkencor i bimës është Eriobotrya japonica (nespulla japoneze) që dallohet nga Mespilus germanica (nespulla evropiane), një pemë e vogël me gjemba që prodhon fruta ngjyrë kafe e lehtë. Nespullat gëzojnë veti të shumta: janë të mira për zemrën, janë miqësore ndaj syve dhe mbrojnë lëkurën. Përveç kësaj, ato janë fruta me pak kalori (sigurojnë 47 kalori në 100 g) dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, mineraleve dhe fibrave. Ato gjithashtu përmbajnë rreth 87% ujë.

Përmbajtja e yndyrës dhe proteinave është më pak se një gram. Karbohidratet janë rreth 6 gr, kryesisht sheqerna, veçanërisht glukozë dhe fruktozë, me një prani të rëndësishme të sorbitolit. Fibrat janë rreth 2 gr.

Midis mineraleve, prania e kaliumit, manganit dhe magnezit është e mirë. Shija e thartë është për shkak të pranisë së acideve organike, veçanërisht të acidit malik, përmbajtja e të cilit gradualisht zvogëlohet gjatë pjekurisë se frutave.

Ngjyra e ndritshme portokall tregon një prani të pasur të karotenoideve, pararendësve të vitaminës A. Me bollëk përmbajtja e komponimeve fenolike me veti te forta kunder plakjes, duke përfshirë acidin klorogjenik,  acidet koumarike, të përqendruar kryesisht në lëkurë dhe në një masë më të vogël në tulin e frutave. Përqendrimi i këtyre substancave ndryshon në shkallë të ndryshme gjatë pjekjes së frutave, me acid klorogjenik i cili rritet ndjeshëm gjatë procesit të pjekjes.

Vlerat ushqimore për 100 gram nespulla
Ujë 86,73 g
kcal 47
Proteina 1.7 gr
Yndyrna 0,2 gr
prej të cilave të ngopura 0,04 gr
Karbohidratet 12,14 gr
Fibra 1,7 gr
Kalium 266 mg
Indeksi glicemisë 55

 

 REFERENCA

Phenolic Composition from Different Loquat (Eriobotrya japonica Lindl.) Cultivars Grown in China and Their Antioxidant Properties by Wenna Zhang 1,2, Xiaoyong Zhao 1,2,Chongde Sun 1,2,3,Xian Li 1,2,3,* and Kunsong Chen

Pomological Traits, Sensory Profile and Nutraceutical Properties of Nine Cultivars of Loquat (Eriobotrya Japonica Lindl.) Fruits Grown in Mediterranean Area

C Gentile 1, C Reig 2, O Corona 3, A Todaro 4, A Mazzaglia 5, A Perrone 1, G Gianguzzi 4, M Agusti 2, V Farina 4

 

 

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj