Neurozat dhe problemet që sjellin në organizëm

agron islamajNeurozat prekin kryesisht grupmoshat produktive të shoqërisë (45-50vjeç), por përjashtime nuk bëjnë as të rinjtë. Më të riskuara prej neurozave janë femrat në raport 3 me 1.

Aishe Thartori

Neurozat janë sëmundje apo dukuri funksionale që prekin sistemin nervor qendror. Ngjashmëria me stresin i shpie shpeshherë pacientët t’i marrin “lehtë” si sëmundje, por komplikacionet që sjellin në organizëm në rast se nuk kurohen në kohë, janë tepër të mëdha. Kështu, përveç luhatjeve të vazhdueshme të humorit apo ndryshimeve hormonale, neurozat shoqërohen edhe me  tension të lartë, sëmundje të enëve të gjakut të trurit, sëmundje të mushkërive, diabetit  etj. Mjeku neurolog  në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, Agron Islamaj, pohon për gazetën “Shëndet+” se neurozat prekin rreth ½ e të sëmurëve që paraqiten pranë kësaj klinike për të marrë kujdes shëndetësor.

Doktor, çfarë janë neurozat dhe sa të shpeshta janë në popullatë?

Neurozat apo mbilodhjet e sistemit nervor qendror janë sëmundje apo dukuri funksionale të këtij sistemi. Këto dukuri vijnë si pasojë e prishjes së raportit nxitje/frenim të sistemit nervor qendror duke sjellë një varg ndryshimesh biokimike. Neurozat shihen jo rrallë në praktikën tonë të përditshme dhe me bindje mund të them se në shërbimin ambulator neurozat përbëjnë rreth ½ e sëmundjeve të cilat prekin pacientët që paraqiten për vizitë mjekësore tek ne mjekët specialistë neuropsikiatër.

stres-mashkullCilat gjini dhe grupmosha preken më shumë prej neurozave?

Neurozat prekin kryesisht moshat produktive (45-50vjeç), por përjashtim nuk bëjnë as të rinjtë (adoleshentët). Më së shumti neurozat hasen tek seksi femër në raportin 3 me 1. Kjo ndodh pasi femrat janë më të ndjeshme përsa i takon sistemit nervor qendror dhe njëkohësisht janë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve ambientale, social-ekonomike dhe ndryshimeve hormonale, sidomos gjatë periudhave të tilla si puberteti, adoleshenca apo gjatë periudhës së menopauzës. Megjithatë, edhe seksi mashkull duke u ekspozuar ndaj traumave të ndryshme fizike e psikike apo gjatë përdorimit të alkoolit, duhanit, pranisë së sëmundjeve të tilla, si: zemrës, trurit, prania e faktorëve social-ekonomik apo përgjatë periudhës së andropauzës (pas moshës 60-vjeçare), janë po ashtu të ekspozuar ndaj neurozave.

Shpeshherë neurozat mund të shfaqen në formën e një stresi të përkohshëm si pasojë e kalimit të një situate të vështirë, e cila pasohet me ndryshime funksionale të qëndrueshme, por të zgjatura.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme