Nevoja për transplant veshke, edhe 7 kuota të lira për në Turqi

Pacientët nga Shqipëria që kanë nevojë për kryerje të transplaneve jashtë vendit, vlerësohen nga Komisionet e spitaleve dhe ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht marrëveshje zyrtare ministria ka me spitalet në Turqi.

transplant operacion kirurgjiNë një vit mund të kryhen deri në 100 ndërhyje dhe për 2015 ka ende 7 kuota të lira për të realizuar transplante jashtë vendit, kostot e të cilave përballohen nga shteti shqiptar.

Romeo Zegali, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Shëndetësisë tha se rastet ndiqen me rigorozitet. “Kemi pasur një numër pacientësh të cilët në fund të vitit ngelej kërkesa. Praktikisht marrëveshja quhej e ezauruar diku rreth muajve shtator, fund shtatori, ndonjëherë ka ndodhur edhe në fund të gushtit. Aktualisht sot që jemi në fund të nëntorit kemi edhe 7 kërkesa për t’i çuar”.

Për rastin e vogëlushit, Kristi Maze, i cili është në pritje të kryerjes së transplantit në Bergamo të Italisë, Zegali thotë se Ministria e ka ndjekur më herët. “Janë bërë dy kërkesa. Kërkesa e parë është bërë nga unë, kërkesa e dytë është e zotit Ministër të Shëndetësisë ku kërkohet trajtimi i specializuar, futja në listë transplanti ku edhe sqarohet që mbulimet financiare të këtij rasti të plota për transplantin duhet të mbulohen nga Qeveria e Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Shkresa zyrtare që konfirmon se është futur në listën e pritjes, ka ardhur dje”.

Për pacientët nga Shqipëria, Ministria e Shëndetësisë ka korrespondencë të përditësuar me institucionet spitalet për ecurinë e ndërhyjes dhe gjendjen e tij post-transplant./ON

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025