Nga janari 2019, gratë shtatzëna do të testohen për HIV

Të gjitha gratë shtatzëna, prej janarit të vitit 2019 do të duhet të kryejnë testin e HIV-it në qendrat e shëndetit të gruas, për të parandaluar transmetimin e sëmundjes se tek foshnja, në rastet kur nëna është e infektuar.

Edhe pse nuk është një detyrim ligjor kryerja e testit për HIV, gratë shtatzëna që do të refuzojnë ta kryejnë do të penalizohen nga përftimi i raporteve 1-vjeçare që përcakton leja e lindjes. Ekspertët thonë se nëse kapet në kohë që nëna është e infektuar, futja në terapi do të bëjë të mundur lindjen e një fëmijë të shëndetshëm. Testimet për HIV, po ashtu ofrohen falas për të gjithë. Vdekshmëria e lartë e personave me HIV mbetet një problem. Sipas të dhënave zyrtare në 2018 janë regjistruar 20 vdekje nga 17 vdekje që ishin në 2017. Nuk kanë munguar edhe kalimi i virusit nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?