Nga minifundi tek rripi, 7 raste kur moda i bën dëm shëndetit

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Taka shumë të larta, xhinse tepër të ngushta, minifundet janë disa nga tendencat tepër të dëmshme për gratë që bien viktima të modës.

minifundiMinifundi

Minifundi mund t’ju duket i bukur dhe i parrezikshëm. Por një studim i fundit tregon se fundet shumë të shkurtra, të veshura në një mbrëmje të ftohtë ose në dimër mund të rrisin rrezikun e celulitit: në fakt kur trupi vjen në kontakt me ajrin e ftohtë, reagon duke mbledhur dhjamë mbrojtës, që në këtë rast depozitohet aty ku s’duhet.

Fundi tub

E tregon trupin shumë bukur, por gjithashtu është një problem i madh për gjunjët, që të bllokuar në një pozicion jonatyral, pengojnë një të ecur në rregull dhe me përthyerjet e duhura. Një qëndrim i gabuar për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme me rruazat e shtyllës kurrizore apo ndrydhje.

Xhinset problematike

U bë e ditur në gjithë botën rasti i 35-vjeçares australiane, së cilës mjekët i prenë xhinset, pasi nuk ishte në gjendje të ecte. Sipas mjekëve, gruaja kishte pësuar një gjendje në të cilën gjaku nuk qarkullon dot për shkak të presionit, duke provokuar enjtje të muskujve me dhimbje të mëdha.

Takat shumë të larta

E vërtetë, duken joshëse dhe i bëjnë këmbët të duken të gjata, por nëse mbahen për shumë orë, takat e larta (mbi 12 cm) dëmtojnë shtyllën kurrizore, duke rrezikuar kërrusjen; vënë në rrezik ligamentet e gjurit dhe shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut, borsitit dhe kallove.

Shapkat me gisht

Mos u gënjeni nga pamja “e rehatshme”, sepse në të vërtetë shapkat me gisht s’janë aspak të sigurta. Ato modifikojnë ecjen duke e spostuar presionin mbi pjesën e jashtme të këmbës dhe jo në shuall dhe si rrjedhojë duke provokuar dëme afatgjatë jo vetëm mbi gishta, por edhe mbi muskujt e këmbës. Për të mos folur për ndrydhje apo fraktura.

Korseja

Tortura e epokës viktoriane është kthyer sërish në modë nga yjet, sidomos Kim Kardashian, që e përdor pavarësisht këshillave të mjekëve. Presioni i korseve që ushtrohet mbi stomak dhe mushkëri mund të shkaktojë urth, probleme me tretjen, vështirësi në frymëmarrje. Gjithashtu nuk këshillohet për shkak të pozicionit jonatyral që i detyron gjoksit.

Rripi

Nëse është tepër i ngushtë, mund të shtypë nervin femoral dhe të shkaktojë dhimbje, mpirje apo ndjesi shpimi. Kështu, pasi keni ngrënë, nuk do të ishte keq që ta lironi një vrimë të rripit për të mos krijuar presion mbi stomak.

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi