Nga se shkaktohet keqshqiptimi te fëmijët?

Përgjigjja nga logopedisti Spiro Saqellari

Si shkak i këtyre defekteve, është gabimi mekanik që bëhet gjatë ekzekutimit të tingullit. Më saktë, gjuha shtrëngohet më shumë ose më pak sesa duhet, ndodh bllokimi i ajrit nga goja ose hunda, dhe ndodh manovrimi me anë të gjuhës në vend që të vihet në punë kurrizi i saj. Siç mund të jetë rasti i “t” për “k”.

fol 1Pra, pamundësia e muskulaturës buko-faciale për të kryer lëvizjen e duhur për kryerjen e saktë të shqiptimit të tingullit sjell defekte në keqshqiptim.

Rastet praktike kanë treguar gjithashtu se shkaqet mund të jenë edhe psiko-afektivë, çka do të thotë që fëmija refuzon të rritet dhe përkëdhelet me njerëzit që e rrethojnë, sidomos me nënën, gjë kjo e cila nuk është normale. Riedukimi në raste të tilla do të jetë psikoterapeutik i ndërthurur me atë logopedik.

Shkaqet mund të jenë edhe organikë, pra keqformime të strukturave anatomike të aparatit të folurit, si: qiellzë dhe buzëçarët, mbirje e çrregullt e dhëmbëve, nofulla e poshtme shumë e futur, gjuhë e kapur më shumë sesa duhet tek nofulla e poshtme e shumë probleme të tjera të cilat fillimisht kërkojnë ndërhyrje mjekësore e më pas riedukim logopedik.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"