Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar nga 27 janari, vizita shëndetësore te mjeku i familjes do të jetë falas edhe për personat e pasiguruar. Nga sot hyn në fuqi ligji “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë,” që mundëson vizitën pa pagesë te mjeku i familjes të kujtdo që jeton në Shqipëri. Nga ky ligj i ri do të përfitojnë 600 mijë qytetarë. Kështu, e gjithë popullsia e vendit, 2.9 milionë banorë, do të mund të vizitohen falas tek mjeku i familjes. Më parë, personat e pasiguruar duhet të paguanin 1000 lekë për t’u vizituar tek mjeku i familjes.
Nga sot, vizita falas te mjeku i familjes edhe për 600 mijë të pasiguruar

Postime të ngjashme
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
October 30, 2026
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
October 29, 2026
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
October 28, 2026

