Nga stresi deri tek Parkinsoni, ja përse mund të keni TIK (dridhje) të syrit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Tiku apo dridhja e syrit quhet ndryshe në gjuhën mjekësore blefarospazma. Qepalla e sipërme e njërit sy apo e të dyjave lëviz në mënyrë të pavullnetshme dhe nuk keni asnjë mënyrë për ta ndalur.

Mjekët mendojnë se mund të lidhet me:

  • Lodhjen
  • Stresin
  • Kafeinën

Dridhjet e qepallave zakonisht janë të padëmshme, pa dhimbje dhe zakonisht ndalohen vetë. Por, nëse spazmat janë aq të forta, mund të shkaktojnë mbyllje të plotë të qepallave.

Por nëse nuk ndalon?

Disa njerëz kanë spazma të syve gjatë gjithë ditës. Mund të zgjasin (me shkëputje) për disa ditë, javë apo edhe muaj.

Ndodh rrallë, megjithatë, nëse tiku i syrit nuk ndalon vetvetiu, mund ta vështirësojë shikimin. Ndonjëherë tiku mund të jetë shenjë e një sëmundje më të rëndë, si:

  • Blefariti (qepalla të inflamuara)
  • Tharje të syrit
  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Skuqje të syve

Shumë rrallë, mund të jetë shenjë edhe e një çrregullimi nervor, si

  • Distonia
  • Sëmundja e Parkinsonit
  • Sindromi Tourette

Mund të jetë edhe efekt anësor i disa ilaçeve, si ato që përdoren për trajtimin e psikozës dhe epilepsisë.

Janë 3 lloje të zakonshme të tikut të syrit:

Tik i lehtë i syrit, që lidhet shpesh me faktorët e mënyrës së jetesës, si:

  • Lodhja
  • Stresi
  • Mungesa e gjumit
  • Përdorimi i alkoolit, duhanit ose kafeinës

Mund të vijë edhe si rezultat i irritimit të sipërfaqes së syrit (kornea) ose membranat që rrethojnë qepallat (konjunktiva).

Blefarospazma beninje, zakonisht shfaqet në moshë të mesme dhe fillon të përkeqësohet gradualisht. Rreth 2000 njerëz diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit vetëm në SHBA. Gratë janë dyfish më të rrezikuara se meshkujt.

Nuk është ndonjë gjendje serioze, megjithatë rastet e shpeshta mund të ndikojnë në përditshmërinë tuaj.

Shkaqet:

  • Lodhja
  • Stresi
  • Drita, era ose ndotja e ajrit

Nis me një dridhje nonstop ose irritim të syve. Me përkeqësimin e gjendjes, mund të jeni më të ndjeshëm ndaj dritës, keni shikim të turbullt dhe spazma faciale. Në raste më serioze, spazmat fillojnë të bëhen më intensive dhe qepallat mund të mbyllen për disa orë.

Shkencëtarët mendojnë se mund të vijë si rezultat i faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Edhe pse kjo gjendje është zakonisht e rrallë, ndonjëherë trashëgohet edhe në familje.

Spazma gjysmëfaciale është e rrallë. Ndryshe nga dy llojet e tjera, mund të prekë vetëm njërën anë të fytyrës. Zakonisht shkaku është shtypja arteriale në nervin facial.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll