Kryefaqja Lajm kryesor Nga zemra deri tek kanceri, mungesa e vitaminës D shkakton këto 9...

Nga zemra deri tek kanceri, mungesa e vitaminës D shkakton këto 9 probleme shëndetësore

0
Shpërndaje

Dobësi muskulore: Ka shumë mundësi të ndieni dobësi muskulore nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

 Sëmundje kronike të veshkave: Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

Grip: Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmuren më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymëmarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

Diabet: Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve iu krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shanse të shfaqjes së diabetit të tipit 1.

Astma: Vitamina D mund të ulë seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitaminës D prej 1200IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

Sëmundje e dhëmbëve: Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe ënjtje të mishrave të dhëmbëve mund të evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D, pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ulin numrin e baktereve në gojë.

Sëmundje zemre: Pamjaftueshmëria kardiake është e lidhur me mangësi të vitaminës D. Femrat me nivele të ulëta të vitaminës D kanë 70% më shumë rrezik të shfaqin insuficiencë kardiake.

Skizofreni dhe Depresion: Këto dy çrregullime janë lidhur me mungesë të vitaminës D. Është e nevojshme që gjatë shtatzënisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të mbajtur në nivele optimale receptorët e vitaminës D në tru, e rëndësishme kjo për zhvillimin dhe funksionimin mendor në jetën adulte.

Kancer: Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit./WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here