Ngjarje historike/ Kurohet personi i parë me virusin HIV

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një 44-vjeçar nga Britania është personi i parë në të gjithë historinë e njerëzimit që është kuruar nga virusi HIV. Shkencëtarët që janë marrë me eksperimentimin e terapisë së re thonë se virusi është zhdukur krejtësisht nga gjaku i pacientit.

Një ekip shkencëtarësh të mbledhur nga 5 universitete britanike po kryejnë testime tek 50 pacientë.hiv

“Ne po shqyrtojmë mundësinë e vërtetë për të kuruar HIV/AIDS-in. Kjo është një sfidë e madhe dhe është akoma herët, megjithatë progresi është i jashtëzakonshëm”, shprehet Mark Samuels, drejtor dhe menaxher i Institutit Kombëtar të Zyrës Kërkimore të Shëndetit në Britaninë e Madhe.

Aktualisht, terapitë kundër virusit HIV mund të shënjestrojnë qelizat aktive T të infektuara me HIV, por nuk mund të trajtojnë qelizat pasive T. Kjo do të thotë se trupi i pacientit vazhdon ta riprodhojë virusin.

“Kjo terapi është projektuar posaçërisht për të pastruar trupin nga të gjitha viruset HIV, përfshirë edhe ato pasive”, shpjegon prof. Sarah Fidler, pjesë e Kolegjit Imperial në Londër.

Terapia e re konsiston në dy faza: faza e parë, ku injekohet një vaksinë, e cila njeh çdo qelizë të infektuar me HIV, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me përdorimin e një ilaçi të quajtur Vorinostat, që aktivizon qelizat T pasive.

Kjo metodë i jep sistemit imunitar të pacientit mjetet që i nevojiten.

Sipas prof.. Fidler, nevojiten të kryhen më shumë kërkime shkencore derisa të arrihet tek terapia përfundimtare.

“Në do të vazhdojmë me testet për 5 vitet në vazhdim dhe nuk do të ndalohet asnjë kurë, deri në atë përfundimtare. Shpresojmë që më në fund të kemi të bëjmë me kurën përfundimtare të HIV/AIDS”, thotë ajo.

Burimi: Gizmodo / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve