Ngjyra e urinës tregon problemet shëndetësore (sëmundjet) që mund të keni

Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore. “Daily Mail” ka publikuar disa detaje, të marra nga ekspertë të ndryshëm që tregojnë problemet shëndetësore që mund të dallohen nga ngjyra e urinës

urinaUrina e verdhë: është ngjyra normale e urinës, përbërja e saj mund të jetë 96% ujë, ndërsa pjesa tjetër ngjyruese mund të përbëhet nga mbeturinat që dalin jashtë përmes urinës. Nëse urina ka ngjyrë të verdhë të errët, atëherë keni nevojë që të pini më shumë ujë, thotë urologu Marc Laniado.

Urina transparente: nëse pini shumë lëngje, pigmenti i verdhë i urinës do të zbehet dhe do të marrë ngjyrë transparente. Një nga 25.000 njerëz që vuajnë nga diabeti inspidues kanë urinën e tillë si simptomë.

Urina ngjyrë portokalli (e verdhë e zënë): tregon dehidratim dhe mundësinë për të pasur verdhëz. Në këto raste duhet të pini shumë lëngje.

Urina ngjyrë blu: shpjegimi i mundshëm i këtyre rasteve është kur hani sasi të mëdha ushqimesh në këtë ngjyrë, për shembull akullore apo ëmbëlsira. Kjo ngjyrë urine mund të tregojë për sëmundje të tilla, si infeksion urinar apo anemi.

Urina jeshile: bakteret mund të prodhojnë një pigment të tillë dhe tregon për ndonjë infeksion të mundshëm të traktit urinar.

Urina kafe (shumë e errët): kjo ngjyrë mund të shkaktohet nga gjethet e senës, çka tregon shumicë laksativësh në trup.

Urina e bardhë apo e paqartë: këto tregojnë infeksione bakteriale, si dhe mungesë kalciumi dhe fosfori.

Nëse këto simptoma zgjasin, duhet të konsultoheni me një mjek urolog (ose nefrolog).

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?