Ngrënia e mëngjesit të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Të rriturit që nuk e hanë mëngjesin kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare dhe kanë nivel më të larte të vdekshmërisë sesa ata që zakonisht hanë një vakt në mëngjes, sipas gjetjeve të publikuara në Revistën: Nutrition Clinical.

“Megjithëse mëngjesi zakonisht konsiderohet të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës, shumë njerëz e neglizhojnë atë, por shmangja e mëngjesit mund të krijojë një seri problemesh shëndetësore”.

Në një studim të rëndësishëm u vlerësua rreziku relativ për sëmundje kardiovaskulare dhe për vdekshmërinë e përgjithshme në një numër të madh njerëzish ( 221.732 të rritur të moshës mbi 38 vjeç ). Studiuesit vlerësuan lidhjet midis ngrënies ose mos ngrënies së mëngjesit dhe sëmundjeve kardiovaskulare si dhe vdekshmërisë së të gjitha shkaqeve. Në këtë studim pjesëmarrësit vetë-raportuan nëse hanin mëngjes apo jo.

Sidoqoftë, duhet patur parasysh se ushqimet dhe pijet e ndryshme, si drithërat, mishi i kuq, vezët, qumështi dhe kafeja, mund të kenë efekte të ndryshme mbi shëndetin.

Studimi konkludoi se të rriturit që shmangin ngrënien e mëngjesit kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare dhe kanë shkallë më të madhe të vdekshmërisë të përgjithshme sesa ata që zakonisht hanë një vakt në mëngjes.

Studiuesit zbuluan se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ishte 22% më i madh dhe rreziku i vdekshmërisë nga shkaqet shkaqe te ndryshme ishte 25% më i madh midis pjesëmarrësve që hanin mëngjes kundrejt atyre që e evitonin.

“Rezultatet e këtij studimi treguan se mos ngrënia e mëngjesit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë së përgjithshme . Studiuesit konkludojnë: “Ushqimi dhe marrja e rregullte e mëngjesit mund të promovojë shëndetin kardiovaskular dhe të zvogëlojë vdekshmërinë nga të gjitha shkaktarët”.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim