Ngrihet kabineti i kardiologjisë në Spitalin e Beratit

Spitali i Beratit i është bashkuar 11 spitaleve të tjera të vendit që janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, një shërbim që u kursen të sëmurëve ardhjen në Tiranë për t’u diagnostifikuar.

kabineti i kardiologjisë_BeratKryeministri Rama dhe ministri Ilir Beqja ishin dje në spitalin e Beratit për inaugurimin e pajisjeve të reja në kabinetin e kardiologjisë. Nga ky investim do të përfitojnë qindra pacientë, të cilët nuk duhet t’i drejtohen më Qendrës Spitalore në Tiranë, por do ta marrin shërbimin në këtë spital.

Falë investimit prej 5,9 milionë lekësh, në kabinetin e kardiologjisë janë instaluar aparaturat më të reja, si eko 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter zemre.

“Çdo javë, rreth 10 sëmurë nga Berati detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe në Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës. Praktikisht, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve,”  theksoi ministri Beqaj.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?