Ngrihet kabineti i kardiologjisë në Spitalin e Kukësit

Blertina Koka / Gazeta “Shëndet+”

Kukes

Spitali i Kukësit i është bashkuar 11 spitaleve të tjera të vendit që janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, një shërbim që u kursen të sëmurëve ardhjen në Tiranë për t’u diagnostifikuar. Falë investimit prej 6 milionë lekësh, në kabinetin e kardiologjisë janë instaluar aparaturat më të reja, si eko 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter të ritmit kardiak.

Nga ky investim do të përfitojnë qindra pacientë, të cilët nuk duhet t’i drejtohen më Qendrës Spitalore në Tiranë, por do ta marrin shërbimin në këtë spital.

Ilir Beqaj

Gjatë një vizite që ka kryer në spitalin e qytetit verior, ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka pohuar se ky shërbim do t’iu vijë në ndihmë rreth 25 mijë banorëve të qytetit por edhe zonave përreth.

“Një kabinet i tillë është vendosur tashmë në çdo spital rajonal të vendit, dhe është në vazhdën e përpjekjeve tona për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor. Është një investim rreth 6 milionë lekë, me pajisje bashkëkohore, që i shërben banorëve të Kukësit, ku janë rreth 250 të sëmurë kardiakë që nuk do të duhen të shkojnë në Tiranë për të kryer provën ushtrimore, janë rreth 1,000 vetë që duhet të bëjnë ECHO-n e zemrës që nuk do të shkojnë më në Tiranë,” – tha ai./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025