Kryefaqja Aktualitet Nicod: Kemi përmirësuar nivelin e kënaqësisë së pacientëve në Dibër dhe Fier

Nicod: Kemi përmirësuar nivelin e kënaqësisë së pacientëve në Dibër dhe Fier

0
Shpërndaje

Zj. Nicod, ju drejtoni programet e qeverisë zvicerane për shëndetësinë në Shqipëri; ku e shihni nevojën më të madhe të sistemit shëndetësor këtu?

Për Zvicrën, disa faktorë janë të rëndesishëm në mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për forcimin e sistemit shëndetësor. Së pari, na nevojitet një pamje e qartë e statusit të shëndetit të popullatës, si dhe rezultate e arritura deri tani. Së dyti, siç e përmendi dhe Ambasadori, qeveria ka nevojë për mbështetje në investimet financiare për sektorin duke mbajtur parasysh prioritetet. Së fundmi, është shumë e rëndësishme të vendoset një koordinim efiçent midis institucioneve ndërkombëtare në sektorin shëndetësor. Është inkurajuese që shoh se veprime konkrete drejt kësaj qasjeje sistemike kanë filluar.

Zvicra aktualisht mbështet qeverinë – në bashkëpunim me OBSH dhe Bankën Botërore – në dy proçese konkrete: së pari në krijimin e një mekanizmi koordinues i cili mbledh bashkë burimet e qeverisë, donatorëve, sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare, dhe së dyti, në kryerjen e një vlerësimi të strategjisë kombëtare të shëndetësisë 2016-2020, i cili mund të jetë baza për politika të ardhshme kombëtare dhe për mbështetje të jashtme.

Zj. Nicod: A mund të vini në dukje disa rezultate kryesore të arritura në katër vjet të mbështetjes zvicerane përmes projektit ‘Shëndet për të Gjithë’?

Cilësia e kujdesit shëndetësor parësor në Dibër dhe Fier është përmirësuar. Treguesit nxjerrin një përmirësim në nivelin e kënaqësisë së banorëve që vizitojnë qendrat shëndetësore dhe një rritje 10% në përdorimin e qendrave të kujdesit parësor. Më shumë se 200 mjekë familjesh dhe rreth 1,200 infermiere janë furnizuar me çanta me pajisje që i mundëson ata të përmirësojnë cilësinë e shëerbimeve që ofrojnë.

Mbi 70% e mjekëve të familjes dhe 80% e infermiereve kanë ndjekur grupe rishikimi nga kolegët. Përveç aftësive klinike, përmes projektit Shëndet për të Gjithë’ ne kemi punuar për përmirësimin e aftësive të menaxhimit. Mbështetja zvicerane krijoi programin e parë të Masterit për menaxhim shëndetësor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe prezantoi Forumet e Menaxherëve ku 75% e menaxherëve të qendrave marrin pjesë. Projekti gjithashtu ka përmirësuar njohuritë shëndetësore tek popullata veçanërisht në zona rurale. Mbi 20,000 banorë kanë përfituar nga aktivitetet informuese mbi shëndetin. Ndërsa përmes fushatave televizive që promovuan parandalimin e diabetit dhe hipertensionit, si dhe të check-up-eve të rregullta, pothuaj 200,000 qytetarë u mbuluan.

Zvicra qëndron veç si një nga të paktat vende partnere që mbështet sektorin shëndetësor në Shqipëri. Cili është synimi i bashkëpunimit zviceran në lidhje me shëndetësinë?

Mbështetja jonë parashikon një përformancë më të lartë dhe një cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor, si dhe një nivel më të lartë të njohuriv të shëndetit në popullatë. Pra, angazhimi zviceran shkon drejt shërbimeve më të mira, më pranë popullatës, si dhe drejt parandalimit, duke promovuar sjellje të shëndetshme.

Në përgjigje të asaj që thatë: po Zvicra është një nga të paktët donatorë dypalësh në shëndetësi, por ne kemi një bashkërendim të ngushtë me organizata ndërkombëtare si ËHO dhe Banka Botërore – gjithnjë nën drejtimin e qeverisë.

Një tjetër vecanti zvicerane është përfshirja jonë drejt një qasjeje të tërësishme, shumë-dimensionale dhe ndër-sektoriale në shëndetësi. Kjo do të thotë bashkërendim me ministri të ndryshme, si p.sh. Ministria e Shëndetësië, e Arsimit, dhe e Bujqësisë, si dhe me aktorë të tjerë në vend.

Çfarë mund të bëhet nga vetë Shqipëria – autoritetet dhe publiku – për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe statusin shëndetësor në vend?

Qeveria e Shqipërisë duhet të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet për përmirësimin e sektorit shëndetësor dhe të rezultateve shëndetësore për popullatën. Aksesi për në shërbime shëndetësore cilësore mbetet një prioritet kryesor dhe kjo duhet të plotësohet me mbrojtje financiare për qytetarët shqiptarë që ata të mos vuajnë dëm financiar mbi vetë barrën e sëmundjes. Angazhimi i ardhshëm zviceran në shëndetësi kërkon një vlerësim të plotë të strategjisë kombëtare të shëndetësisë2016-2020 dhe një strategji të re me prioritete të përcaktuara dhe financim më të qartë të sektorit shëndetësor përfshirë burime të brendshme dhe të jashtme.

Do të ishte gjithashtu një hap i madh përpara nëse do të sqarohej roli i bashkive në sektorin shëndetësor në vend. Një sqarim se çfarë pritet nga qeveria vendore në lidhje me promovimin e shëndetit dhe menaxhimin e objekteve shëndetësore do të ishte një kontribut i rëndësishëm.

Ju përmendët angazhime të reja në sektorin shëndetësor. Cilat janë objektivat e ardhshme të mbështetjes së qeverisë zvicerane për sektorin shëndetësor në Shqipëri?

Një program i ri nis këtë vit që synon të promovojë sjelljen e shëndetshme në ambientet shkollore. Ai bazohet në një qasje ndër-sektoriale dhe promovon bashkëpunimin midis sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë, me objektiv përfundimtar uljen e ekspozimit të fëmijëve, mësuesve dhe prindërve ndaj rreziqeve për sëmundje jo-infektive si diabeti të cilat janë në rritje në vend. BAshkitë do të kenë një rol kyç në këtë program të ri zviceran.

Kjo plotëson programin tonë aktual ‘Shëndet për të Gjithë’ i cili përmirëson shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor me focus në zonat Dibër dhe Fier. Shkurt, Zvicra do të përforcojë angazhimin e saj për shërbimet shëndetësore dhe do të mbështese kujdesin shëndetësor parandalues.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here