Nishani i radhit detyrat Ramës: Qytetarët vuajnë çdo ditë nevojat për mjekim

rama-nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka kërkuar kryeministrit Rama ta lërë ‘shown’ dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.

Përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Nishani i ka radhitur kryeministrit Rama disa detyra që ka për obligim t’i realizojë. Një ndër këto detyra lidhet me shëndetësinë.

Nishani i ka kërkuar Ramës që “t’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor”.

Një tjetër kërkesë e Nishanit është që “të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike”.

Presidenti beson vendosmërisht se, përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit.

Postime të ngjashme

A ofron projektligji MedAL garanci për të drejtën e pacientëve për barna të sigurta dhe cilësore?
Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend