Kryefaqja Aktualitet Nisin përgatitjet për kthimin e spitalit “Shefqet Ndroqi” në COVID – 2

Nisin përgatitjet për kthimin e spitalit “Shefqet Ndroqi” në COVID – 2

0
Shpërndaje

Rritja e numrit të të infektuarve dhe humbjet e jetës nga dita në ditë kanë detyruar sistemin shëndetësor të nisë punën për një spital të dytë për pacientët e infektuar me koronavirus.

Nisjen e përgatitjeve e pohoi vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të sotëm në ambientet e këtij spitali. Ajo u shpreh se gjithçka po bëhet që të përballohet numri i të prekurve gjithnjë e në rritje.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu njoftoi se një pjesë e stafit do të zhvendoset në një pavion të dedikuar te ish kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”.

Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here