Nisin vaksinat provë kundër kancerit

vaksina e kancerit

Arlinda Gjypi, Shëndet+

Nisin provat për vaksinën kundër kancerit, e cila do të përfshijë 30 vullnetarë që do të mbahen nën mbikëqyrje për dy vjet. Ndër vullnetarët e parë është edhe britanikja Keli Poter (Kelly Potter), 35 vjece, e diagnostikuar me kancer të avancuar të qafës së mitrës në verën e vitit të kaluar.

Vaksina synon të nxisë sistemin imnutar të veprojë kundër një pjese të qelizës kanceroze që e lejon atë të shumohet vazhdimisht.

Gjithashtu, pacientët që po i nënshtrohen këtij trajtimi do të realizojnë edhe kimioterapi në doza të ulëta.

Poter tha se pavarësisht trajtimit të mirë në spital, kanceri ishte përhapur në mëlci dhe mushkëri, kështu që ajo ishte e lumtur që mund t’i nënshtrohej këtij eksperimenti të vaksinës. “Shpresa ime është ta luftoj kancerin sa të jem gjallë dhe, nëse nuk mundem, të inkurajoj të tjerët që kanë kancer”, tha ajo.

Vaksina synon të nxisë trupin të sulmojë qelizat kanceroze, por të mos prekë qelizat e shëndetshme./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni