Një avokado në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit të keq. Dieta e avokados gjithashtu përmirëson problemet e lidhura me sëmundjet e zemrës, edhe kur njerëzit janë mbipeshë.
Në studimin e kryer morën pjesë 45 pacientë të shëndetshëm, mbipeshë dhe obezë të moshave 21-70 vjet, të cilët iu nënshtruan tre lloj dietave për uljen e kolesterolit.
Për studimin, kërkuesit përdorën avokadot me lëkurë jeshile. Për dy javë para fillimit të studimit, pjesëmarrësit konsumuan një dietë amerikane (me 34% kalori, 51% karbohidrate dhe 16% proteina) dhe më pas filluan të përdornin një dietë ushqimore për të ulur kolesterolin.
Tre grupet iu nënshtruan dietave: e para me pak yndyrna, pa avokado; e dyta me yndyrna të moderuara, pa avokado; e treta me yndyrna të moderuara dhe një avokado në ditë.
Rezultoi se dieta me avokado ishte më e efektshme në uljen e niveleve të kolesterolit. Studimi u publikua në “Journal of the American Heart Association”./ Daily Mail


