Një “çek” nga kryebashkiaku? Po me kë talleni?!

Arlinda Gjypi, “Shëndet+”

Në ditët e para të vitit, mes vrasjeve, aksidenteve dhe fishekzjarreve, një nga gjërat që më bëri më shumë përshtypje, ishin lajmet për lindjen e fëmijës së parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Jo fakti që lindi një vajzë në orën 00:05, por fakti që kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi mamasë së vajzës “një çek”.

Erion VeliajNë të gjitha mediat që ndoqa, trumbetohej një gjë e tillë. Ndëkohë, kryebashkiaku ynë Erion Veliaj, i thoshte nënës se “çdo fëmijë që lind në Tiranë merr një 50 mijë lekësh, që nuk zgjidh të gjitha problemet që ka goca, por…”

Që mediat janë të politizuara në çdo vend të botës, kjo dihet. Në Shqipëri, ndoshta për shkak të varfërisë, janë edhe më shumë. Gazetarët të cilët transmetuan lajmin, ndoshta do të ishte mirë të marrin parasysh faktin se ç’do të thotë “çek” për shqiptarët. Nëse do ta merrnin parasysh, do ta hiqnin fjalën “çek” nga fjalori i tyre në rrethana të tilla, kur jepet ideja se kryebashkiaku i ka dhënë kushedi se sa para fëmijës së parë të lindur në Tiranë.

Ndërkohë, lidhur me “50 mijë lekëshin” e kryebashkiakut, në të vërtetë bëhet fjalë për vetëm 5 000 lekë, një traditë e kohës kur Kryeministri i sotëm Edi Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Sa për termin “50 mijë lekësh”, kryebashkiaku ynë është mirë që t’i përdorë fjalët ashtu siç duhet, sidomos për postin që ka, dhe të mos gënjejë njerëzit. Në atë të ashtuquajtur “çek” për të cilin pretendohet se ishte 50 000 lekësh, është mirë ta lexojë edhe një herë, se helbete duhet të jetë shkruar 5 000 lekë.

Loja “lekë të reja” – “lekë të vjetra” që bëjnë politikanët tanë (edhe ata që vijnë nga shoqëria civile dhe për të cilët dikur kishim shpresë), është një fyerje e vazhdueshme që i bëhet inteligjencës së shqiptarëve jo vetëm në përditshmërinë e tyre, por edhe ditën e parë të vitit.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni