Një grip i rrezikshëm po përhapet në të gjithë botën – Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një grip i rrezikshëm po përhapet në Evropë pas shfaqjes së parë në Australi. Ekspertët bëjnë thirrje se i ashtuquajturi “gripi australian” mund të jetë më i keqi në këto 50 vite, ku me mijëra persona janë prekur deri tani në të gjithë botën.

Këtë vit rastet e prekura me virusin H3N2 në Australi kanë qenë 2.5 herë më shumë se vitin e kaluar, duke marrë me qindra jetë njerëzish.

Shifrat e reja tregojnë se gripi po përhapet frikshëm edhe në Evropë. Ky “grip australian” prek zakonisht të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Sëmundja mund të çojë në zhvillimin e pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Simptomat që nuk duhet t’i injoroni:

Simptomat janë pothuajse të zakonshme me një grip të zakonshëm, megjithatë “gripi australian” është më ngjitës se llojet e tjera. Disa nga simptomat janë ethe, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje, lodhje, kollë e thatë, dhimbje fyti dhe koke, diarre, të vjella dhe probleme me gjumin. Fëmijët kanë gjithashtu edhe dhimbje me veshët.

Burimi: The Sun/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave