Një grusht arra çdo ditë lufton kancerin e zorrëve

Sipas një studimi, një grusht arra në ditë ndihmon në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit.

Acidet yndyrore Omega 3 dhe përbërësit e tjerë në arra mund të ulin inflamimin në qelizat e kancerit të zorrëve. Ato gjithashtu ulin furnizimin me gjak të tumorit, duke ngadalësuar rritjen e tij.

ArraKanceri i zorrëve, i quajtur edhe kanceri kolorektal, është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në mbarë botën dhe është shkaku i dytë kryesor i vdekjes në vendet perëndimore, pas kancerit të mushkërive.

Hulumtimet kanë treguar që 30-50 % të kancerit të zorrëve tek meshkujt dhe 20 % tek gratë mund të parandalohen duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke ndryshuar mënyrën e jetesës.

Studimi i drejtuar nga dr. Kristos Mantzoros, i Shkollës Mjekësore të Harvardit, është i pari i këtij lloji për të analizuar ndikimin e arrave në acidet mikro ribonukleike (miARN), të cilat kontrollojnë se si gjenet përshtaten me faktorët e mjedisit. Ai tha: “Hulumtimi ynë tregon se një dietë me arra shkakton ndryshime të rëndësishme në profilin e pasqyrimit të miARN-së në indet e kancerit kolorektal. Përbërësit në arra bëjnë që acidet yndyrore Omega 3 mbrojtëse, të mblidhen më shumë në qelizat e tumorit.”

Hulumtuesit ushqyen dy grupe minjsh në mënyrë të tillë që njëri grup do ushqehej me arra dhe tjetri me një dietë kontrolli. Pas 25 ditësh ata gjetën që tek minjtë e ushqyer me arra, miARN mund të ndikojnë inflamacionin e qelizave të kancerit, furnizimin me gjak dhe përhapjen e shpejtë.

arra haTumoret e minjve të ushqyer me dietën që përmban arra kishin 10 herë më shumë acide yndyrore Omega 3 krahasuar me minj të ushqyer me dietë kontrolli.

Kjo përfshin acid alfa linolenik me bazë bimore (ALA), një acid i njohur për aftësinë e tij për të ulur inflamacionin.

Studimi, i publikuar në Gazetën e Biokimisë Ushqyese, ka gjetur se sa më e madhe sasia e acideve  Omega 3, aq më i vogël tumori, duke sugjeruar kështu se acidi ALA mund të ofrojë mbrojtje.

Norma e rritjes së tumorit ishte në mënyrë të konsiderueshme më e ngadalshme në grupin e parë të ushqyer me arrë krahasur me grupin e kontrollit, por shkencëtarët thonë se për shkak se studimi është kryer tek kafshët, rezultatet nuk janë domosdoshmërisht të njëjta dhe për njerëzit.

Arrat janë të vetmet nga grupi i tyre (bajamet, lajthitë, kikirikët etj) që përmbajnë një sasi të madhe të acidit  ALA,  si dhe një shumëllojshmëri të antioksidantëve, vitamina të shumta dhe minerale./ Përgatiti në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm