Një hap afër kurës për problemet e zemrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë krijuar qeliza të zemrës që mund të rrahin më shpejtë dhe më fortë se çdo teknologji tjetër.zemer

Një ekip në Institutin Gladstone në San Francisko testuan 5500 përbërës kimikë të ndryshëm para se të identifikonin dy prej tyre që mund të kthenin zonat e indeve fijore në muskuj të shëndetshëm të zemrës. Kjo shpikje e re mund të rrisë shpresat e miliona pacientëve që kanë probleme me zemrën.

Pas atakut në zemër, indet lidhëse formojnë inde fijore në vendin e dëmtuar, duke çuar kështu në dobësim të zemrës.

Kur muskujt e zemrës janë të dëmtuar, trupi e ka të vështirë të riparojë qelizat e vdekura ose të dëmtuara.

Duke kthyer një qelizë tipike të një të rrituri në një tjetër në zemrës, shkencëtarët kanë arritur të rigjenerojnë qelizat muskulore tek minjtë. Kjo do të thotë se ata mund të trajtojnë, ndoshta edhe të shërojnë ndonjë ditë, problemet me zemrën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!