Një hap afër projektimit të bebeve?!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë lajmëruar së fundmi një plan të jashtëzakonshëm për të rikrijuar të gjitha qelizat njerëzore nga e para brenda dhjetë viteve të ardhshme. Projekti shumë kompleks përfshin sintetizim të gjashtë miliardë “karaktereve” që përmban i gjithë kodi njerëzor i ADN-së, i njohur ndryshe si gjenom.bebe

Nëse projekti vazhdon, mund të ketë pasoja shumë të rëndësishme për studimin e sëmundjeve si kanceri apo rritja e organeve zëvendësuese, thonë kërkuesit.

Por puna gjithashtu e çon debatin nga “projektimi i bebeve”.

Shkencëtarët po shpresojnë që e gjithë ADN-ja të injektohet në një qelizë të gjallë dhe të fillojë të përhapet. Në këtë pikë, shkencëtarët do të kenë krijuar për herë të parë, një qelizë të tërë njerëzore që e kanë projektuar vetë.

I quajtur Projekti i Shkrimit të Gjenomit Njerëzor, ai do t’i japë mundësi kërkuesve të bëjnë gjene njerëzore dhe kromozome sintetike. Këtu do të përfshihet edhe kromozomi i 21-të, i cili është përgjegjës për sindromën Daun.

Kërkuesit shpjeguan se planet për të krijuar gjenomin sintetik do të jenë një hap më tej nga fragmentizimi i gjenomit njerëzor që u arrit në vitin 2004.

Drejtuar nga profesori Jef Boeke i Universitetit të Nju Jorkut, shkencëtarët thonë se projekti do të ishte një progres i madh për njeriun, i cili do të kishte mundësinë të kalonte nga leximi i ADN-së te kodimi i saj.

Çfarë propozojnë ata?

Hulumtuesit shkencorë sugjerojnë nisjen e një projekti për të prodhuar gjenomet e një njeriu në laborator. Projekti i Shkrimit të Gjenomit Njerëzor do t’u japë mundësi kërkuesve të bëjnë gjene njerëzore dhe kromozome sintetike në laborator. Grupi prej 25 shkencëtarësh thotë se ky projekt mund të çojë në:

  • Rritjen e organeve për pacientët që kanë nevojë për transplant.
  • Projektimin e imunitetit për viruset vdekjeprurëse, si Ebola ose Zika.
  • Krijimin e gjeneve sintetike për të studiuar rolin e tyre tek qelizat.
  • Sintetizimin e të gjitha kromozomeve, përfshirë këtu edhe kromozomin e 21-të, që është përgjegjës për sindromën Daun.
  • Zhvillimin në laborator të qelizave rezistente ndaj kancerit.

Rreth 25 ekspertët e përfshirë në këtë projekt kanë kërkuar 70 milionë paundë investime për ta lançuar projektin. Ata thanë se kostoja finale me gjasa do të jetë rreth 2 miliardë paundë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim