Pasi të prisni disa feta bukë në copa trekëndore, vendosini të theken pak në furrë.
Ndërkohë prisni 2 domate të mesme në copa të vogla dhe vendosini në një tas.
Shtoni pak majdanoz, piper të zi, 3 thelpinj hudhra, ullinj të grirë imët si dhe pak vaj ulliri. Pasi të nxirrni bukën nga furra, hidhini sipër përzierjen e përgatitur dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!
Recetë për “Shëndet+” nga Samuela Hidri


