Një insekt ”ndalon”… vaksinimin?

Një insekt i papërcaktuar ende dhe i një madhësie të vogël, i gjetur në një flakon të një vaksine antiCovid-19 i kompanisë ”Moderna” bëri që Agjencia Spanjolle e Barnave (AEMPS) të urdhëronte tërheqjen e 764 000 dozave, njoftoi media iberike.

Siç shpjegohet nga komunikata e ”Modernës”, vaksina kishte qenë prodhuar në Spanjë dhe dozat e prodhuara ishin shpërndarë më pas edhe në Norvegji, Poloni, Portugali dhe Suedi.

Sipas autoriteteve shëndetësore spanjolle, vetëm një shishe në Spanjë (e pakonsumuar) paraqiti problemin, ndërsa të gjitha dozat e tjera janë bllokuar si masë paraprake.

”Moderna” ka bërë të ditur se problemi nuk ka evidentuar asnjë rast që mund të ketë cënuar sigurinë dhe efikasitetin e personave të cilëve u është administruar loti i vaksinës./ BalkanWeb

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve