Një javë pushime, për një zemër në formë

pushime1

Edhe vetëm një jave pushime mbron zemrën, ndërsa heqja dorë nga pushimet në tërësi shkakton depresion dhe shqetëson organin, duke e bërë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve.Sipas ekspertëve të mbledhur me rastin e Kongresit Kombëtar të Mjekëve në Fierence të Italisë, mungesa e relaksit dhe tensioni që vjen rrisin rrezikun e depresionit dhe ankthit, të cilat rrjedhimisht rrisin rrezikun e infarktit dhe iktusit.

Rreziku në fjalë është më i lartë edhe sepse zemra dhe venat, nëse nuk ”fiket truri”, janë më të ekspozuara ndaj problemeve kardiovaskulare si hipertensioni dhe aritmia.
Por mjekët sigurojnë se mjafton vetëm një javë pushime për të reduktuar rrezikun, sidomos për të moshuarit ose subjektet me dy apo më shumë faktorë rreziku kardiovaskular që heqin dorë nga pushimet.
Sudimi i kryer mbi 30 paciente që kishin pasur një atak në zemër tregon se tensioni muskulor shkaktohet në 61 përqind të rasteve nga probleme social-ekonomike e izolimi social dhe në 34 përqind të rasteve nga vështirësitë në punë dhe familje.
Këta faktorë rrisin me 30 përqind rrezikun për depresion dhe ky i fundit nga ana e tij rrit me 20 përqind mundësinë për sëmundje kardiovaskulare, si infakti dhe iktusi.

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen