Një kivi në ditë e mban doktorin larg

kivi 1Kivi është mbreti i frutave. Sipas një studimi japonez, kivi ia kalon edhe mollës kur është fjala për frutat më të shëndetshme. Japonezët sugjerojnë se tashmë është koha për proverbin “një kivi në ditë e mban mjekun larg”. Sipas studimit të publikuar në “Buletinin Biologjik dhe Farmaceutik”, kivi lufton me efikasitet plakjen qelizore, falë nivelit të lartë të substancave antioksidante që ka në përbërje, një nivel që e kalon dukshëm edhe atë të agrumeve.

Ekspertët japonezë të Universitetit të Tokios kanë përdorur vullnetarë, të cilëve u kanë kërkuar të konusmojnë tre kivi në ditë. Pas monitorimit të këtij ndryshimi të dietës ushqimore, dhe në mënyrë të veçantë matjes së nivelit të antioksidantëve të quajtura polifenole, në urinën e tyre, ata nxorën përfundimin se kivi është një ndër frutat që kanë rol të dukshëm në luftën kundër plakjes së qelizave.

Për më tepër, kivi luan rol parandalues edhe në sëmundje të rënda që kanë të bëjnë me plakjen e qelizave, si sëmundjet e karakterit degjenerativ si Parkinsoni apo Alzajmeri.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim