Një lajm i mirë dhe i keq për adhuruesit e kafes

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Lajmi i mirë është se kafja nuk është kancerogjene, ndërsa lajmi i keq është se ju mund të vendosni në rrezik jetën nëse preferoni ta pini kafen shumë të nxehtë.kafe

Në një studim të ri, Organizata Botërore e Shëndetit ka hedhur poshtë hipotezat se kafja është kancerogjene, megjithatë, ajo thekson se pijet shumë të nxehta mund të shkaktojnë kancer. Në parim, kjo është hera e parë që flitet mirë për kafen e ftohtë.

Kafja është dyshuar si kancerogjene që në vitin 1991, ndërsa një studim i publikuar së fundmi, i kryer nga 23 shkencëtarë nga 10 shtete të ndryshme të botës, bie në kontradiktë me këto hipoteza. Përveç faqes, hulumtuesit shkencorë të OBSH-së analizuan edhe efektet e çajit tek njerëzit. Ata u përqendruan më shumë në Amerikën Jugore dhe Azinë Lindore, ku kanceri i ezofagut është më i përhapur.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se nuk janë substancat e këtyre pijeve që shkaktojnë kancer të fytit, por temperatura e lartë me të cilën konsumohen.

Çfarë do të thotë kjo për adhuruesit e kafes dhe çajit? Që ata të vazhdojnë t’i konsumojnë këto pije, por jo shumë të nxehta.

Burimi: Bustle.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?