Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët: Kosi mund t’ju shpëtojë nga dhimbja e kockave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kosi mund të forcojë kockat. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar tek e përditshmja amerikane “New York Times”. Hulumtuesit shkencorë monitoruan 4310 irlandezë të moshës mbi 60 vjeç, u mblodhën informacione mbi dietën dhe mënyrën e tyre të jetesës me anë të disa pyetësorëve. Ata matën më pas densitetin kockor dhe dobësimin e kyçeve me anë të rreze X dhe skanerit MRI, dhe testuan aftësitë fizike të pjesëmarrësve në studim.

Asi i kategorizuan sipas moshës, aktivitetit fizik, konsumimit të alkoolit dhe duhanit dhe karakteristika të tjera të lidhura me shëndetin, shkencëtarët buluan se krahasuar me ata që nuk e konsumonin kosin, njerëzit që hanin kos çdo ditë kishin një rritje të densitetit kockor 3-4%.

Konsumimi i kosit lidhet me 39% më pak rrezik të zhvillimi të osteoporozës tek femrat dhe 52% më pak rrezik tek meshkujt, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë kosin. Të parët gjithashtu performuan më mirë në testet e aktivitetit fizik.

Autori kryesor i studimit, Eamon J. Laird, hulumtues shkencor tek Kolegji Trinity në Dublin, thotë se studimi ishte vëzhgues, prandaj nuk mund të vërtetojë shkaktarët dhe efektet.

Megjithatë ai thotë: Mesazh kryesor është që kosi është një burim i mirë i lëndëve ushqyese si vitamina D, B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve. Mendojmë se mund të jetë kombinimi i këtyre lëndëve ushqyese që ka efekt përfitues.

Ai thekson se produktet e tjera të bulmetit nuk kanë të njëjtin efekt si kosi në forcimin kockave dhe këshillon që të keni kujdes në zgjedhjen e kosit, duke qenë se disa kanë përmbajtje të alrtë në sheqer. Zgjidhni më mirë atë natyralin.

 Burimi: New York Times / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme