Një pastrues fytyre me mjaltë për lëkurë të butë

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Në përgjithësi pastruesit e mirë kushtojnë shtrenjtë. Mbase mund t’ju duket qesharake, por janë disa produkte, si: sheqer, kafe, vajra esencialë, të cilët kushtojnë fare pak dhe janë mrekullibërës në pastrimin e fytyrës suaj. Për më tepër, janë për të gjitha llojet e lëkurave, kështu që përse nuk provoni t’i bëni vetë? Këtu po paraqesim një pastrues (skrab) që mund ta përgatisni lehtësisht në kushte shtëpiake:

skrab mjalte limon vajPastrues me sheqer kaf dhe mjaltë

Ky pastrim është i thjeshtë dhe shumë popullor. Nëse nuk keni sheqer kaf në shtëpi, mos u shqetësoni, mund të përdorni edhe sheqerin e bardhë (atë me kokërr, jo pluhur). Masën, pak a shumë, mund ta vendosni vetë, pasi ai mund të ruhet dhe të zgjasë.

Përbërësit:

  • ½ filxhan mjaltë
  • ½ filxhan sheqer kaf (ose të bardhë)
  • 1 lugë e vogël vaj ulliri ose vaj kokosi
  • 1 pikë vaji esencial (mund të përdorni të preferuarin tuaj, si livando, jaseminë , barbozë etj, këto përdoren për aromë të mirë)

Përziejini të gjithë përbërësit në një tas.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë duke e masazhuar në mënyrë rrethore për t’u siguruar që po hiqni qelizat e vdekura nga fytyra juaj. Shpëlajeni fytyrë me ujë të ngrohtë duke e shtypur lehtë me mollëzat e gishtërinjve lëkurën.

Përdoreni këtë pastrues një ose dy herë në javë për ta mbajtur lëkurën tuaj në formë të mirë.

Burimi: beauty.com

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës